PD ka marr vendimin që nesër do marrë pjesë në gjyqin e protestuesve kuksianë!

0
141

Grupit parlamentar i PD ka marrë vendim që nesër do të marrë pjesë në gjyqin ndaj 11 protestuesve kuksiane, të arrestuar për revoltën anti-taksë që shpërtheu në Rrugën e Kombit.

Gjyqi do të zhvillohet në Gjykatën e Apelit Shkodër. Avokatët e protestuesve e ankimuan vendimin e mbajtjes në arrest të Gjykatës së Rrethit, si të padrejtë.

Vendimi është marrë në selinë e PD, pasi grupi demokrat braktisi seancën parlamentare sot ku kryeministri Edi Rama nuk qe i pranishëm në nisje dhe ku vendosi të merrte pjesë, deputeti Saimir Tahiri, ish-ministri i Brendshëm i akuzuar për lidhje me trafikanët e drogës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here