Olta Xhaçka: Kuksianët ti thërrasin mendjes taksa e rrugës është e rëndësishme…

0
370

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një intervistë të shkurtër për “Zëri i Amerikës” është shprehur se sa i takon taksës për Rrugën e Kombit, qeveria është shumë e ndjeshme për qytetarët e kësaj zone.

E pyetur rreth negociatave që kanë pasur me banorët, ajo është shprehur se ata duhet ta kuptojnë rëndësinë e kësaj takse për mirëmbajtjen e rrugës, ndërsa ka kërkuar falje që konsultën me ta nuk e kanë bërë më parë, por e ndërmorën pas protestës së tyre më 31 mars.

“Kjo qeveri ka interesin dhe ndjeshmërinë e qytetarëve. Për ne është e rëndësishme të ketë një konsultim. Banorët duhet të kuptojnë rëndësinë e mirëmbajtjes së kësaj rruge.

Kjo është një kontratë e mbyllur që në dhjetorë të 2016. Kërkojmë ndjesë që gjatë kësaj kohe nuk është bërë një konsultë me qytetarët  por për çdo gjë tjetër në jemi në anën e qytetarëve”, është shprehur ajo në një intervistë për “Zëri i Amerikës”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here