Raporti i KE/ LSI: Rekomandimi lajm i mirë, por një detyrim për të…

0
174

Deputetja e LSI-së, Klada Gjosha, ka reaguar përmes një deklarate lidhur me rekomandimin e Komisionit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë.  Gjosha tha se Shqipëria e kishte marrë rekomandimin për hapjen e negociatave që në nëntor të vitit 2016, ndërsa sot është rikonfirmuar i njëjti vendim.

“Ky është një lajm i mirë për shqiptarët, por në të njëjtën kohë është një detyrim dhe përgjegjësi për të përmbushur detyrimet që burojnë nga ky proces. Ndërkohë që rekomandimi është nujëra anë e medaljes, mbledhja e Këshillit Europian në qershor mbetet një tjetër sfidë ndaj qeverisë shqiptare”, tha Gjosha.

Në këtë kuadër ajo theksoi se vullneti i mirë, modestia dhe serioziteti duhet të jenë tiparet që duhet të udhëheqin këtë proces.

Sipas ish-ministres së Integrimit, lidhja e politikës me krimin, korrupsioni, çështja e pronave, ngritja e mekanizmave të kontrollit për azil kërkuesiteth, mbeten ende problematike.

“Rekomandimi pozitiv sot nuk vjen as për qeverinë dhe as për opozitën, ai u takon qytetarëve shqiptarë”, tha Gjosha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here