Kerkesa Imamit: Te behen publike financat dhe financimet ne PD!!!

0
172

Ne mbledhjen e djeshme te kryesise se PD u diskutuan ndryshimet statuore

Grupi i punës ka mbledhur rekomandimet dhe propozimet për ndryshimet statutore. Dokumenti u prezantua nga Arben Ristani.

Anëtari i kryesisë, Arben Imami ka shprehur rezerva për draftin. “Ndryshimet e paraqitura nga unë më herët, nuk ishin pasqyruar në këtë projekt-statut, kjo pasi nuk janë trajtuar çështjet thelbësore të organizimit të Partisë Demokratike. Unë kam kërkuar dorëheqjen e kryetarit, pasi humb zgjedhjet, si dhe ngritjen e një bordi për administrimin e financave të Partisë. Kjo e fundit është mjaft e rëndësishme, pasi të gjithë duhet të dinë se si dhe pse përdoren paratë e Partisë”, u shpreh Imami.

Në lidhje me mandatin e Kryetarit, ish-ministri i mbrojtjes tha se vetë Lulzim Basha ende nuk ka një qëndrim të vetin për këtë çështje.

“Ky është problemi, pasi vetë kryetari nuk ka një qëndrim të qartë në lidhje me kohëzgjatjen e mandatit. Unë personalisht nuk jam për zgjedhje çdo dy vite, por mendoj se në rast problemesh politike, mund të kërkohët votëbesim më në çdo periudhë, ashtu siç është përshkruar në mënyrë mjaft të saktë nga drafti Harxhi-Kulluri”, tha Arben Imami.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here