Frikë dhe terror, ja si u arrestuan në shtrat kuksianët…

0
177

Oret e fundit po qarkullojne pamjet ekskluzive të arrestimit në shtëpi të Xhevahir dhe Latif Herenit, dy kuksianëve të cilët protestuan më 31 mars kundër vendosjes së tarifës 5 euro në Rrugën e Kombit.

Avokati Altin Goxhaj, i ftuari i përjavshëm në studion e Fax News, do të nxjerrë për publikun shqiptar pamjet ekskluzive të operacionit policor në orën 02:45 të mëngjesit mes 31 marsit dhe 1 prillit kur forcat special u futën në shtëpitë e kuksianëve protestues për t’i arrestuar ata, duke terrorizuar gratë dhe fëmijët e vegjël.

Çështja që do të trajtohet me Goxhajn në studio është shkelja e të drejtave të njeriut përmes këtij veprimi dhe ç’është më kryesorja, a do të përbëjnë këto pamje që sot dalin ekskluzivisht, prova për Gjykatën e Apelit kur të bëhet kërkesa për lirimin e protestuesve të Rrugës së Kombit?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here