Eurodeputetja e Greqisë i ankohet komisionerit Hahn për grekët në Shqipëri, ja çfarë thotë…

0
184

Ligji-kuadër “Për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve” që votoi Shqipëria u krye për të krijuar përshtypjet dhe të përmbysë mospëlqimin e BE-së shkaktuar nga prishjet e objekteve private të grekëve në Shqipëri, përmendi në një pyetje të saj Eurodeputetja e ELIA-së Eva Kaili tek komisioneri kompetent, Johannes Hahn.

“Në thelb,- theksoi ajo- ligji prek tërthorazi, por dhe qartazi të drejtat e minoritetit grek, pasi mbeten pengesat në identifikimin e anëtarëve të saj, në mundësinë e përdorimit të gjuhës greke në jetën publike, në mundësinë e edukimit në gjuhën greke. Ai gjithashtu lë të pazgjidhur problemin mbi pronën dhe vazhdon të mos e njohë – diçka e paparë në të drejtën ndërkombëtare- si një pakicë, zonat me komunitete të shumta greke që ndodhen jashtë kufijve të bashkive Dropull dhe Finiq, siç është Himara dhe fshatrat greke në Vlorë”.

Në vazhdim teksti i pyetjes:
BE-ja në kriteret e përcaktuara në raportet vjetore të progresit si parakusht për kursin e anëtarësimit të Shqipërisë përfshin respektimin e të drejtave të pakicave. Fakt që Shqipëria kërkon formalisht të përmbushë minimalisht me ligj – kuadër pa zgjidhur problemet ndërsa krijon të tjera për minoritetin grek me dispozitat e njohura të këtij legjislacioni dhe me praktikat e zbatuara (prishjet, ndalesat etj).

Komisioni shtron pyetjen:
1. Si synon të trajtojë çështjen e krijuar në lidhje me minoritetin grek dhe fenomenin që Shqipëria është i vetmi vend që përcakton gjeografikisht pakicat? A do të kërkojë Komisioni korrigjime në lidhje me të në ligjet që pritet të zbatohen?

2. Konsiderohet se Komisioni është kujdestari i Traktateve dhe parimeve të BE-së, pra, për të siguruar respektimin dhe zbatimin e tyre. Prandaj, a është e mundur që Shqipëria të diskutojë dhe mbi çfarë baze për praktikat e mësipërme?

3. A është i vetëdijshëm Komisioni për raste të tjera të ngjashme ku kemi një përkufizim gjeografik të pakicave?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here