FOTOT/ Çfarë ndodhi në seancën e tensionuar parlamentare

0
220

Largimi i kryeministrit nga seanca ishte qëllimi i opozitës e për këtë, ata përdorën miell, ujë dhe vezë, ku nën objektiv ishte kryeministri dhe anëtarët e kabinetit.

Deputeti Flamur Noka iu afrua kryeministrit dhe hodhi një qese me miell. Rama u mundua të ruante qetësinë madje piu dhe pak ujë teksa shihte përballë gjithë skenën.

Seanca u ndërpre pasi kryetari i parlamentit përjashtoi deputetin Flamur Noka dhe urdhëroi gardën ta nxirrnin jashtë.

Pas pastrimit seanca nisi.  Rama dhe Bushati u ulën në vendet e tyre tashmë të pastruara nga mielli.

Deputetët e opozitës  i bien foltores ndërkohë Braçe akuzon Bashën se ka vrarë njerëz në pluralizëm.

Kryetari i Parlamentit i dha fjalën ish kryeministrit Berisha i cili kërkoi edhe ai  nxjerrjen jashte te kryeministrit

Sali Berisha: Nese nuk e nxjerr parlamenti do ta nxjerre jashte per leckash

Por tensioni s’u ndal. Deputetët e opozitës vijuan sërish të godisnin me vezë dhe më pas me ujë.  Në një moment deputeti i PD-se, Klevis Balliu goditi me vezë drejt ministrit Bushati, dhe ky i fundit iu përgjigj duke i lagur me uji. Kjo solli tensionin më të madh në kuvend.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here