Pollo: Zgjedhje të parakohshme me qeveri të re

0
121

Deputeti i PD, Genc Pollo deklaron vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, si e vetmja mënyrë për të noramalizuar situatën. Në një intervistë në News 24, Pollo thotë se në zgjedhje duhet të shkohet me një qeveri të re.

“Është e nevojshme që të shkohet në zgjedhje me një qeveri të besueshme. Do ishte në të mirë të vendit të shkonim me qeveri tjetër në zgjedhje. Do ishte e mirë që të shkonim me protesta, në mënyrë legjitime. Në PD do të nisin konsultimet drejt kongresit për zgjedhjet. Këtë herë shpresoj të ketë diskutime të vlefshme, siç është edhe kandidati”,- tha deputeti i PD.

Ai shtoi se protesta e Kukësit ishte e organizuar nga qytetarët dhe jo opozita, pasi në të merrnin pjesë dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS. “Duhet të falënderojmë edhe kuksianët që protestuan në mënyrën e tyre, pasi në gjendjen mendore që ka qeveria, vetëm ajo mënyrë ka efekt. Vetëm ajo mënyrë e çoi kryeministrin të kërkonte falje dhe jo të tërhiqej. Ai bëri një zmbrapsje në qëndrimin e tij. Në atë protestë ishin këshilltarë të PS dhe PD-së. Qe nisme lokale. Ne duhet të kishim bërë shumë më tepër. Në Kuvend ne kemi ngritur zërin”,- tha Genc Pollo.

Lidhur me praktikën e koncesioneceve për rrugët Pollo tha: “Ka qenë një studim për të siguruar burimet e financimit. Pyetja ka qenë nëse do bëhet me paratë e shtetit apo me taksa? Të ardhurat që ka koncensionari dalin e teprojnë për të bërë mirëmbajtën në 30 vite. Pastaj pjesa tjetër i bie të jetë fitim neto i koncensionarit. Kështu që ka diçka që nuk shkon. PD është në përpjekje për të mobilizuar siç bllokoi rrugët pas arrestimit të protestuesve. Shpresoj që shoqëria ta gjejë fitilin e vet për t’u ndezur. PD e ka bërë publike analizën e kontratës së Rrugës së Kombit. Dhe nëse do ishte një kontratë normale, përsëri është e padrejtë që për këtë rrugë të marrësh para dy herë”, pohoi deputetit i PD.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here