Situate lufte!!! helikopteri turk fluturon mbi Greqi, hapet zjarr mbi Egje..

0
234

Një helikopter turk ka hyrë në perimetrin e ishullit grek të Ro, në perëndim të ishullit të Dodekaneses së Kastelorizos, në orët e vona të së hënës, raporton “Kathimerini”.

Por ai ka dalë menjëherë nga hapësira ajrore greke, pasi forcat helene i janë përgjigjur me zjarr paralajmërues.

Nuk bëhet ende me dije se çfarë lloj helikopteri u përfshi në incident, i cili mësohet se ka ndodhur rreth orës 23:30 të së hënës.

Por burime brenda ministrisë së Mbrojtjes greke thanë se ushtria greke iu përgjigj sipas rregullave dhe se ministri Panos Kamenos, ishte në kontakt të vazhdueshëm me Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe Shefin e Shtabit të Ushtrisë.

Edhe kryeministri Aleksis Cipras u informua për incidentin.

Athina akuzoi Ankaranë dhe e kërcënoi se provokime të tilla të vazhdueshme duhet të frenohen, pasi do të marrin përgjigjen sipas rregullave ndërkombëtare.

Të dielën, dy avionë luftarakë turq F-16 shkelën vijën ajrore greke, duke injoruar moratoriumin jozyrtar të aktivitetit ushtarak mes dy vendeve, gjatë pushimeve të festave fetare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here