Shehi: Kjo qeveri ka një qëllim, të dhunojë qytetarin, si në kohë të Enver Hoxhës qe ti….

0
194

Thirrjes për të mbyllur aktivitetin nga ora 11:00 deri në orën 12:00 iu përgjigjën masivisht bizneset e vogla tek ”Tregu Elektrik” në Tiranë. Të gjithë shitësit ulën qepenat në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë për uljen e pragut të vetëdeklarimit të TVSH-së.

Deputeti demokrat, Dashamir Shehi, i cili ndodhet në protestën e tregtarëve tek ”Tregu Elektrik”, është shprehur se kjo është një protestë simbolike për t’i dhënë një shenjë qeverisë se taksa e vendosur është arrogante.

”Kemi ardhur për të mbështetur këtë protestë simbolike, vetëm një orë, nuk e dëmton biznesin, por për t’iu dhënë një shenjë këtyre që vënë taksa në mënyrë arrogante. Këta me zor mbajnë veten, ndaj taksa është e tepërt, dëmton tregun e punës, biznesin e vogël në përgjithësi. Nuk është kjo rruga për të zgjidhur problemet qeveria. Është shumë e parëndësishme taksa, dhunë ndaj më të varfrit, me krijuar psikozën se kjo qeveri mund të marrë gjithçka. Ky është motivi i vetëm”, tha Shehi për ”Report TV”.

Kërkesa ndaj qeverisë?

Këta nuk marrin vesh nga ekonomia, por kanë vetëm një qëllim, të dhunojnë qytetarin se vetëm kështu si në kohë të Enver Hoxhës do t’i kenë të gjithë nga pas.

A është ekstreme kjo masë?

Nuk do vdesin të gjithë, por nëse këta njerëz këtu kanë fituar sa për të mbajtur familjen, s’do ju mbetet më asgjë, s’do jetojnë’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here