“Ish-ministrja e LSI del në krah të qytetarëve, me këto ritme do e shohim gjysmën e shqiptarve…”

0
123

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha, ka reaguar për protestën që zhvilluan bizneset në tregjet kryesore të vendit ditën e sotme.

Ajo shprehet se biznesi sot ka të gjithë të drejtën të protestojë pas taksave që i vendosen pa mëshirë.

Në një status në Facebook, ish-ministrja e Integrimit shkruan se biznesi i vogël duhet të protestojë jo vetëm për ekzistencë por edhe për mbrojtjen e konsumatorit.

Statusi i plotë

Biznesi sot ka gjithë të drejtën të protestoj dhe të kërkoj atë çka po i merret çdo ditë, nëpërmjet taksave dhe gjobave që vendosen pa mëshirë.

Biznesi vogël duhet të protestoj jo vetëm për ekzistencën e tij jetike por edhe për mbrojtjen e konsumatorit, duke i dalë në krah qytetarëve. 20% TVSH do të thotë të paguash më shumë në një kohë kur rritje pagash nuk ka, e rritje pensionesh jo e jo! Qytetarët do paguajnë më shumë për produktet bazike për jetën, ndësa biznesi i vogël do të endet mes sakrificave për të mbijetuar. Ka nga ata që do të mbyllin qepenin në formë proteste por mes tyre ka biznese që do të mbyllin qepenin përgjithmonë!

E përveç TVSH-së askush nuk ka menduar të shoh se cfarë po ndodh me taksat e tjera lokale që shtohen çdo ditë mbi biznesin, mbi qytetarët. Taksa e arsimit dhe taksa e pastrimit sot kanë një kosto prej 67.000 Leke. Nuk jam kundër taksave sepse e di që shteti mbahet me to por ka një analizë, ka një bazë llogjike se si ato aplikohen, pasi me këto ritme do të shohim se shumë shpejt mbi gjysma e shqiptarëve do ta gjejnë veten të papunë.

Sot jam në krah të biznesit të vogël, sot jam në krah të mbrojtjes së tyre!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here