Çfarë po ndodh? Alarm nga lindja/ Shqipëria e rrezikuar nga sulmet terroriste…

0
261

Alejo Vidal-Quadras, kryetari i Komitetit Ndërkombëtar në Kërkimin e Drejtësisë në Iran(ISJ) paralajmëron se Shqipëria rrezikohet nga sulme terroriste, që kanë shënjestër muxhahedinët e strehuar në vendin tonë.  

Alejo Vidal-Quadras, kryetari i Komitetit Ndërkombëtar në Kërkimin e Drejtësisë në Iran(ISJ), ka paralajmëruar se regjimi iranian është në mes të një fushate që rrezikon anëtarët e Rezistencës iraniane (MEK) që u zhvendosën në Shqipëri pasi u larguan nga “Kampi i Lirisë” në Irak.

Anëtaret e rezistencës së Kampit të Lirisë (muxhahedinët), kanë kaluar vite duke iu nënshtruar sulmeve çnjerëzore dhe testeve mjekësore. Njëqind e shtatëdhjetë e tetë banorë humbën jetën atje.

Shumë prej banorëve më në fund u transferuan në mënyrë të sigurt në Shqipëri ku u pritën ngrohtësisht. Ishte një arritje e madhe kur banorët e fundit u larguan nga Iraku dhe u konsiderua si një sukses i madh humanitar pas një nisme të fortë që përfshinte një presion të konsiderueshëm diplomatik. Kjo përfshiu Kombet e Bashkuara, ISJ, Senatorët e SHBA dhe Kongresmenë, anëtarët e Parlamentit, personalitetet amerikane dhe politikanë evropianë.

Vidal-Quadras kërkon që të ndërmerren masa të menjëhershme në mënyrë që fushata e Republikës Islamike Iraniane kundër “disidentëve” të thyhet. Ai thekson se regjimi iranian ka vënë në shënjestër grupin kryesor të opozitës, Organizatën Popullore të Mojahedin të Iranit (PMOI ose MEK), për dekada dhe ka vrarë mbi 100,000 aktivistë.

Ai gjithashtu tha se vrasjet dhe ekzekutimet e anëtarëve dhe simpatizantëve të MEK shoqërohen nga “një operacion masiv demonizimi nga Teherani dhe agjentët dhe lobistët e tij”.

Regjimi iranian është në një situatë të dëshpëruar pas protestave masive që filluan në fund të dhjetorit, në të cilat njerëzit protestuan në mbi 140 qytete në Iran. Njerëzit po bënin thirrje për ndryshim të regjimit, sepse e dinë se është shansi i tyre i vetëm i lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Për të kundërshtuar izolimin e tij në rritje, regjimi po rrit fushatën e saj të shtypjes dhe tani po synon pjesëtarët e MEK në Shqipëri.

Në fund të marsit, mediat shqiptare raportuan se forcat e tyre të sigurisë kishin arrestuar dy iranianë që erdhën për të mbledhur informacione dhe për të spiunuar anëtarët e MEK.

Vidal-Quadras paralajmëroi: “Përvoja e kaluar ka treguar që këto lloj aktivitetesh janë preludë ndaj akteve terroriste. Dhe për të plotësuar këtë përpjekje, regjimi iranian po përgatit veprime në Parlamentin Evropian, me ndihmën e disa deputetëve pro regjimit Iranian, të dizajnuara për shpërndarjen e gënjeshtrave dhe akuzave kundër opozitës”.

Ai tha se Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) rekrutoi Massoud Khodabandeh, të lindur në Iran, dhe bashkëshorten e tij britanike, Ann Singleton, për të demonizuar MEK-un. Nëse nuk do të ishte për Komisionin Parlamentar Britanik për Lirinë e Iranit dhe deputetë të tjerë, atyre do t’u ishte dhënë një platformë në Parlamentin Britanik për të shpërndarë keqinformime rreth MEK-ut.

Singleton ka udhëtuar në Shqipëri të paktën tre herë në muajt e fundit, ku ajo flet keq çdo herë ndaj MEK-ut.

Vidal-Quadras tha se Singleton dhe disa të tjerë do të marrin pjesë në një takim në Parlamentin Europian në ditët e ardhshme (në vijim të aktiviteteve të tyre kundër popullit iranian dhe MEK).

Ai tha se është thelbësore që autoritetet përkatëse të veprojnë menjëherë, veçanërisht kur ka indikacione nga ngjarjet e kaluara se një sulm terrorist mund të jetë i afërt. Ai theksoi se regjimi nuk po rrezikon vetëm sigurinë e refugjatëve iranianë dhe të anëtarëve të MEK, por Evropës si një e tërë.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here