Reagon Meta: “Qeveria të jetë më e interesuar për dialog me opozitën”

0
134

TIRANE- Në një kohë kur politika ‘zien’ nga tensionet dhe përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës, ku ‘molla e sherrit’ është bërë taksa për Rrugën e Kombit, vjen reagimi i presidentit Ilir Meta. Në një deklaratë për mediat Meta dha mesazhin e qartë se mes palëve duhet të ketë dialog.

Po ashtu Meta u doli në krah banorëve të Kukësit, ndërsa shtoi se ata kanë të drejtë të kërkojnë llogari.

“Qeveria të jetë më e interesuar për dialog me opozitën. Taksa, e drejtë e komunitetit të ketë kërkesë llogarie. Protesta forcon ndjenjën e llogaridhënies së qeverisë. Shpresoj në një reflektim dhe në dialog për çështjen. Dialogu ndihmon në përmirësimin e qeverisjes së vendit”, tha Meta. Ndërkohë kreu i shtetit nuk ka mbështetur idenë e mospagimit të taksave, duke shtuar se; ‘Shteti qëndron në këmbë falë tyre’.

Kujtojmë se pas protestave të banorëve të Kukësit dhe jo vetëm, kryeministri u tërhoq nga vendimi për taksën 10 euro (vajtje-ardhje), ndërsa theksoi se rasti në fjalë do të rishikohet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here