“Financieri i Gylen që fshihet në Shqipëri, ekstradim nga Turqia…”

0
235

Presidenti turk ka nusir një ofensive të hapur në kërkim të çdo mbështetësi të kundeshtrait të tij Fetullah Gylen nëpr shumë vdne të botës. Ai mësohet se i ka kërkuar edhe Shqipërisë ekstradimin e një përsoni.

I larguar nga Turqia që në nëntor të 2015. Nevzat Ayvaci është shtetasi turk që kërkohet të arrestohet dhe më pas të ekstradohet nga autoritetet shqiptare.

Ai është futur në listën e armiqve të presidentit Erdogan, ndërsa akuzohet se është pjesë e të ashtuquajturës organizata terroriste FETO.

Gazeta Shqiptare mëson se Nevzat Ayvaci sipas autoriteteve turke, ka qenë një nga financierët më të besuar të Fetullah Gylen.

Të mërkurën, Gjykata e Lartë në Turqi ka lëshuar një numër kërkesash ekstradimi për 54 pjesëtarë të rrjetit të klerikut në arrati Fetullah Gylen në të gjithë botën.

Kërkesat u janë dërguar 24 shteteve, mes të cilëve edhe Shqipërisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here