Shperthen Basha:Ky regjim, burgos popullin dhe lë kriminelët si Sota etj te lirë

0
332

Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat pas lënies në burg të 11 nga protestuesit për taksën në Rrugën e Kombit, duke thënë se ky është një regjim që burgos popullin dhe lë kriminelët të lirë.

“Protesta e Kukësit ka nxjerr para të gjithë shqiptarëve fytyrën e krimit të shtetit. Rama ka blerë të gjitha institucionet. Cfarë lidhje ka ky sistem, ku liron Orest Soten dhe mban në burg Florin Onuzin i cili ka tre fëmijë dhe nuk a bukë për të ngrënë. Kemi parë ditët e fundit që të gjitha institucionet kanë shkelur të gjitha të drejtat e qytetarë ve thjeshtë që protestuan për të drejtën e tyre. Burgos qytetarët që ngrihen për të drejtat e tyre dhe lë të lirë Saimir Tahirin, lë të lirë Vangjush Dakon, Qazim Seidinin. Arben Ahmetaj. Por burgos njerëzit e pafajshëm. Kjo tregon se Rama ka privatizuar shtetin dhe të gjitha institucionet e tjera. Por Rama nuk mund të privatizoj dot popullin shqiptar, popullin shqiptar nuk e nënshtron dot. Ne do të jemi pranë qytetarë kuksianë, do të jemi nesër në protesta. Do të jemi me sipërmarrësit e vegjël që kanë lajmëruar protesta. Kjo dinasti e krimit i ka orët e numëruara. Nuk ka drejtësi për kriminelët dhe burgos të pafajshmit. Do të jemi në krah të qytetarëve që do të protestojmë”, u shpreh Basha.

vijon

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here