Ministri i Ramës, zbulon planin se çfarë do të ndodhë me rrugën Tiranë-Durrës…

0
229

TIRANË- Ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri dënoi sot protestën e dhunshme të 31 Marsit në Rrugën e Kombit dhe drejtoi gishtin nga Tirana, aty ku sipas tij qëndrojnë politikanët që ngjizën skenarin e dhunës.

Sipas tij, kjo nuk ishte gjë e re, por një taksë e miratuar që në vitin 2016-të dhe që ka për qëllim mirëmbajtjen e rrugës.

“Shpreh keqardhjen për dhunën barbare të pak ditëve më parë në një vend publik. Kjo dhunë u nxit nga zjarrvënësit e Tiranës, aty nuk ishte gjuha e popullit por dhunë e motivuar politikisht. Me një vlerësim paraprak dëmi shkon në disa milion euro. Ky investim nuk duhet ngatërruar si investim privat, këtu kemi të bëmë me mbrojtje të pronës private dhe publike. I gjithë ai investim i takon shtetit, paguhet nga përdoruesit e rrugës, pra gjithë dëmi nuk iu bë privatit”,- tha Gjiknuri.

Gjatë fjalës së tij, ministri tha taksa e kalimit ishte miratuar që në vitin 2016-të dhe që ka për qëllim mirëmbajtjen e rrugës. Në këtë drejtim ministri bëri një hap pas, kur tha se vendosja e taksës duhet të ishte shoqëruar me një fushatë informimi.

“Ky koncesion është dhënë që në 2016. Gjithçka ishte e ditur. Në muajin e fundit mund të ishte bërë një ri informim, por ky nuk është se do të ndryshonte taksën”.

Ai tregoi rastin e autostradës Tiranë-Durrës si shembullin e një aseti të pa mirëmbajtur.

“Kemi marrë masat për riveshjen e asfaltit, por që të kthehet në standard duhet 20 apo 30 milion euro. Ky është shembulli se si degradon një aset që nuk mirëmbahet”,- tha Gjiknuri.

 KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet. Nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here