E shpëtoi nga vdekja/ Daja i 14 vjeçarit që tentoi VETVRASJEN: Ishte i mërzitur për telefonin…

0
131

I mituri tenton t’i japë fund jetës duke u vetëvarur, e shpëton daja në momentet e fundit.

Një 14-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës, duke varur veten me litar në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, rreth orës 16:00, në fshatin Akërmi të njësisë administrative Novoselë.

Në një moment kur prindërit e të miturit nuk ndodheshin në shtëpi, 14-vjeçari me inicialet A.M. është mbyllur në dhomën e tij dhe me një litar është vetëvarur.

Pak momente pas këtij veprimi, që do ta çonte drejt mbytjes, në banesë ka hyri daja i tij, i cili e ka gjetur djalin në gjendje të pavetëdijshme.

Menjëherë, ai i ka hequr litarin nga fyti dhe me ndihmën e prindërve të tij e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Pas dhënies së ndihmës së shpejtë, 14- vjeçari ka arritur të dalë nga gjendja kritike dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa mësohet se vetëm gjatë ditës së hënë, i mituri ka arritur të jetë në gjendje të flasë, edhe pse ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, pas aktit të rëndë për t’i dhënë fund jetës. Policia e Vlorës ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar të miturin drejt tentativë për t’i dhënë fund jetës.

Sipas burimeve nga Policia, edhe pse kjo e fundit ka tentuar ta mbajë të fshehtë ngjarjen, në xhepin e pantallonave të 14-vjeçarit është gjetur një letër, ku dyshohet se ai u përket sekteve fetare.

Dyshohet se ka qenë pikërisht përmbajtja e fletëpalosjes që mund të ketë ndikuar te djali i mitur, që më pas të marrë vendimin për t’i dhënë fund jetës. Ndërkohë, nga ana tjetër, familjarët e tij nuk kanë preferuar ta bëjnë publike një fakt të tillë, madje nuk kanë dashur që të komentojnë aspak gjithçka që ka ndodhur me djalin e tyre, në mënyrë që e gjitha kjo të mos rëndojë më shumë mbi gjendje e 14-vjeçarit.

DESHMIA: “ISHTE I MËRZITUR NGA HUMBJA E TELEFONIT”

Daja i 14-vjeçarit, i cili e shpëtoi nipin e tij nga fundi fatal, ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje, se ditët e fundit kishte vërejtur një sjelle shqetësuese të tij. Sipas tij, shqetësimet e djalit të motrës së tij kishin lidhje me humbjen e një telefoni gjatë ditëve të fundit.

Nisur nga kjo, 14- vjeçari ishte bërë i mbyllur dhe kishte humbje të interesit për lojërat e përditshme.

“Prej dita ditësh e kam parë pak të mërzitur sepse kishte humbur një telefon”, ka deklaruar daja i të miturit.

Ai, nga ana tjetër, mohon që nipi i tij të ketë lidhje me ndonjë sekt fetar, duke përjashtuar mundësinë që të jetë shtyrë drejt vetëvrasjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here