Rama kokë e këmbë në gjurmët e Enverit: Protestuesit lihen pa ngrënë si në 1951…

0
215

Avokati i njohur Altin Goxhaj ka reguar në facebook me anë të një postimi duke thënë se qeveria e Edvinit është e njëjta me të regjimit komunist të Enverit. Ai ka rreshtuar 10 ngjashmëritë proçeduriale, të arrestimeve të bombës së Ambasadës Sovjetike në 1951 me urdhër të Enverit me arrestimet e kuksianëve me urdhër të EDverit në 2018.

Postimi i plotë:

Opinion Ligjor:
10 NGJASHMËRITË PROÇEDURIALE TË ARRESTIMEVE TË EDVERIT (2018 – KUKSIANËT) ME ENVERIN (1951 – BOMBA E AMBASADËS SOVJETIKE)!
Nga Levizja AntiSoros dhe Studio Ligjore Aga & Goxhaj Law Firm

10 ngjashmëritë proçeduriale të arrestimeve të bombës së Ambasadës Sovjetike në 1951 me urdhër të Enverit me arrestimet e kuksianëve me urdhër të EDverit në 2018:

1. Urdhëri në të dyja rastet doli nga Enveri dhe EDveri dhe jo nga Prokuroria pas shqyrtimit të provave!

2. Prokurori i Përgjithshëm lexoi fjalime të gatshme të shkruara nga sekretari i Enverit dhe EDverit ndërkohë që Prokurori i Përgjithsëm s’ka pas tagër hetimor (por vetëm administrativ) pasi me këtë detyrë merret vetëm prokurori lokal madje dhe ai nuk mund të shprehet pa përfunduar hetimi për të mos paragjykuar çështjen dhe ruajtur pavarësinë!

3. Ministrat e Brendshëm në të dyja rastet janë shprehur me të njëjtat fjalë pas urdhërit të dhënë nga Kryetari i Partisë, ndërkohë që Ministrat e Brendshëm nuk kanë tagër hetimor.

4. Arresimet në të dyja rastet janë bërë pas mesnate në banesa, dhe nëse në 1951 lejohej, në 2018 janë në kundërshtim me ligjin (Kodi i Proçedurës Penale si para dhe pas Reformës ndalon veprimet pas orës 20:00 dhe para orës 07:00 në banesë dhe jashtë kushteve të flagrancës)

5. Personat që kanë kryer arrestimet në të dyja rastet nuk kanë kryer detyrimin e paraqitjes së Urdhër Arrestit, Urdhër Ndalimit, Urdhërin për kontroll banese, etj çka e bën ndërhyrjen e tyre në banesë veprëm penale të “dhunimit të banesës”.

6. Personat që kanë kryer arrestimet në të dyja rastet nuk janë prezantuar me dokumentacionin prezantues madje në 2018 kanë qenë edhe me maska! Në të dyja rastet kanë qenë të armatosur me armë automatike të tipit kallashnikov sovjetik që njihen si armë të rënda luftarake!

7. Personat në të dyja rastet nuk janë arrestuar apo ndaluar por janë rrëmbyer në banesë dhe janë dërguar në drejtim të paditur dhe vetëm më pas kanë filluar proçedurat (me Prokurori apo Gjykatë) që duhet të kryheshin para se të rrëmbeheshin dhe mbaheshin peng.

8. Personat janë transportuar në kundërshtim me ligjin me automjete të Sigurimit të Shtetit në 1951 njëri mbi tjetrin në kushte çnjerëzore me pranga njësoj si në 2018 me mjete policore të antiterrorit dhe forcave Renea njëri mbi tjetrin në kushte çnjerëzore dhe me pranga!

9. Të rrëmbyerit janë lënë pa ngrënë si në 1951 ashtu edhe në 2018.

10. Akuza është formuluar nga organet e drejtësisë pas ekzekutimit të vendimit të partisë! Kjo lshtë karakteristikë vetëm për diktaturat ekstreme pasi diktaturat formale zbatojnë ligjet që nxjerrin vetë!

KONKLUZION:
NËSE NUK E NDALOJMË TANI RADHA DO NA VIJË TË GJITHË DHE DO KTHEHET KOHA E ENVERIT I ZËVENDËSUAR NGA EDVERI!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here