Dita Botërore e Autizmit, Presidenti Meta: Na kujton detyrimet tona institucionale

0
160

Sot me rastin e ditës botërore të Autizmit, Presidenti Ilir Meta në një postim në facebook ka shkruar se kjo ditë na kuton edhe detyrimet tona institucionale.

“Dita Botërore e Autizmit, që sot shënohet kudo në botë, na kujton detyrimet tona institucionale dhe shoqërore, për më shumë solidaritet, përkujdesje, mirëkuptim e dashuri për të gjithë fëmijët dhe familjet e tyre, të cilët kanë nevojë për përkrahjen tonë” – shkruan Meta në facebook.

Dita botërore e autizmit 2 prilli është caktuar nga OKB-ja për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës rreth këtij çrregullimi bioneurologjik të trurit. Si në shumë vende të botës, edhe në Kosovë, për herë të parë, do të shënohet kjo ditë, e cila ka për qëllim edukimin e njerëzve rreth kësaj sëmundjeje.

Autizmin mund ta njihni te fëmijët te të cilët vërehet që shprehin komunikim dhe ndërveprim të dobësuar me të tjerët. Njerëzit e prekur nga spektri i autizmit shpesh kanë një shtrirje të kufizuar interesimesh, shfaqin mënyra të sjelljeve të përsëritura si dhe reaksione specifike në mjedisin dhe rrethanat e përditshme. Këta persona, për nga pamja e jashtme fizike, nuk kanë pamje më ndryshe se personat e tjerë. Njerëzit me autizëm nuk kanë aftësi të kufizuara fizike dhe pamja e tyre është si çdo person i zakonshëm. Për këtë shkak, është vështirë të krijohet më shumë dijeni dhe mirëkuptim për këtë gjendje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here