Shpërthen VASILI: Kryeministri kërkon të kriminalizojë, nuk i intereson për 100 protestuesit e plagosur…

0
164

Petrit Vasili, Kryetar i Grupit Parlamentar të LSI-së, ka reaguar ashpër ndaj kërcënimeve që Kryeministri Edi Rama ka bërë ndaj protestuesve që kundërshtojnë vendosjen e tarifës në rrugën e Kombit.

Përmes një komenti në rrjetet sociale, Vasili shprehet se mbi 100 protestuesit e plagosur janë akuzë ndaj dhunës së Kryeministrit, i cili kërkon të kriminalizojë dhe jo të dëgjojë dhe respektojë popullin.

Postimi i Petrit Vasilit

Mbi 100 protestues te plagosur jane akuze ndaj dhunes se kryeministrit.

Kryeministri dhe qeveria kerkon te kriminalizoje dhe jo ta degjoje dhe respektoje popullin nderkohe qe mbi 100 protestues jane plagosur.

Kryeministri qe poshteroi popullin me fjale te neveritshme si “dicka qe nuk ngrihet” duhet te kete turp qe t’i flase popullit sepse pas kesaj nuk eshte më kryeministri i ketij populli.

Kriminelet qeveria i ka brenda vetes dhe nuk u heq as imunitetin por i mbron ne menyre te vendosur.

Qeveria e droges qe shkaterroi ekonomine e miliona shqiptareve dhe policia e ministria e brendeshme, qe me vite te tera u be mburoje dhe perkrahese e droges nuk ka as moral as autoritet te flase per popullin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here