Qytetarët protestonin për tarifën e rrugës së Kombit, Rama bën show me aeroportin e Kukësit…

0
134

Qytetarët kuksianë protestuan sot për disa orë në rrugën e Kombit lidhur me tarifën e vendosur nga qeveria. Protesta që nisi paqësore u përshkallëzua deri në përplasjen me forcat e policisë. E ndërsa qytetarët kërkonin heqjen e tarifës që varion nga 2.5 në 22.5 euro, në varësi të automjetit, Kryeministri Edi Rama nga Vlora ka preferuar të ironizojë duke u shprehur se qeveria po punon për të hapur aeroportin e Kukësit.

“Qeveria po vijon negociatat për vënien në punë sa më shpejt të aeroportit të Kukësit. Ky aeroport do t’i shërbejë një hapësire shumë të rëndësishme shqiptare dhe është një aeroport që do të jetë i garantuar me një fluks të lartë, pasi do të mbulojë të gjitha fluturimet me Anglinë, Gjermaninë, Zvicrën dhe zonat ku ka shumë shqiptarë.

Pa llogaritur pastaj edhe shqiptarët e Kosovës, që do ta kenë shumë më të lehtë të përdorin aeroportin e Kukësit, si rezultat i çmimeve te ulëta”, deklaroi Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here