Protesta e dhunshme në ‘Rrugën e Kombit’/ Kryeprokurorja Marku: Hetim dhe vënie para përgjegjësisë autorët..

0
184

Kryeprokurorja Arta Marku reagon për herë të parë për protestën e zhvilluar sot në rrugën e Kombit. Përmes një njoftimi të Prokurorisë së Përgjitshme thuhet se pas dhunës, prokurorja e Kukësit ka nisur hetimet dhe se ka mbështetjen maksimale të zonjës Arta Marku.

Kryeprokurorja mbështet hetimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve të dhunës.

DEKLARATA E PLOTE
Prokuroria e Përgjithshme po ndjek me vëmendje ngjarjet e zhvilluara në protestën e paradites së 31 marsit në segmentin rrugor pranë Tunelit të Kalimashit në Rrugën e Kombit.

Prokuroria e Përgjithshme, Kryeprokurorja znj.Arta Marku, uron shërimin e shpejtë të të lënduarve në protestë.

Ndërkohë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës, Drejtuesja e saj Alketa Nushi me një grup prokurorësh të kësaj prokurorie, shkuan në vendgjarje dhe po punojnë për të gjetur autorët dhe shkaktarët e dhunës.

Kryeprokurorja znj.Arta Marku kërkon, mbështet dhe vë në dispozicion të Prokurorisë së Kukësit të gjitha burimet logjistike dhe njerëzore për zhvillimin me intensitet dhe rezultativ të hetimeve dhe vendosjen përpara përgjegjësisë penale të cilitdo që ka shkelur ligjin.

Prokuroria është në komunikim të vazhdueshëm dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po kryen hetime për zbardhjen e ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here