“Neveri per prostitucionin”, a e kishte fjalen per keta politikane ambasadori Lu..

0
186

“Ndiej neveri që disa prej drejtuesve të votuar të këtij vendi, ma merr mendja edhe nga vende të tjera nga rajoni kanë qenë burrat që i shitën këto vajza të pafajshme në skllavëri. Ata duhet të arrestohen dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit”.

Kjo ka qenë deklarata e fortë e bërë dje nga ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.

A është kjo deklaratë një sinjal për pranga, për disa emra, të cilët edhe pse janë dorëhequr në kuadër të dekriminalizimit, nuk janë ndëshkuar?! Në fakt ka një indicie. Vetëm pak ditë më parë Prokurori i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Enklid Gjini dërgoi në gjykatë dosjen hetimore në ngarkim të shtetasit Elvis Rroshi, ish-kryetar i Bashkisë së Kavajës.

Më poshtë janë disa nga emrat e politikbërësve shqiptarë të akuzuar për “trafik qenish njerëzore”.

Arben Ndoka është ish-deputet i Partisë Socialiste, edhe i angazhuar sërish me degën e PS-së në qarkun e Lezhës ku ai ishte deputet, gjatë fushatës së 2017-ës. Ndoka u tërhoq nga politika, pasi siç tha ai, në atë kohë do t’i dedikohej zbardhjes së të vërtetës nga autoritetet italiane që e akuzonin për shfrytëzim prostitucioni.

Elvis Roshi, ish-kryebashkiak i PS-së në Kavajë. I akuzuar nga autoritet italiane për përdhunim dhe trafik droge, i shkarkuar nga kryeministri Edi Rama, çka i hapi rrugë zgjedhjeve të reja në Kavajë.

Gentian Muhameti, ishte kandidat i partisë Demokratike në bashkinë e Këlcyrës, por që vetëm 20 ditë para zgjedhjeve të 2015-ës, PD-ja e tërhoqi nga gara, pasi ka qenë i dënuar për trafik droge dhe prostitucion, vepra që i kishte fshehur duke mos i deklaruar në formularin e vetëdeklarimit, për ligjin e dekriminalizimit.

Armando Prenga ish deputet i PS-së ka ndryshuar emrin sepse kërkohej në Itali për prostitucion dhe grabitje banesash.

Artur Bushi- kryebashkiak i Krujës

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here