Seanca plenare; Duma: Plakja e popullsisë në Shqipëri në ritme alarmante

0
149

 

Një ndër pikat e rendit të ditës në seancën plenare të ditës së sotme është edhe miratimi i procesverbalit “Ratifikimi i marrëveshjes me Austrinë, për njohjen e kontributeve të shqiptarëve që jetojnë atje”, Deputetja Grida Duma, ka kërkuar që marrëveshja e ratifikuar me Austrinë, mbi njohjen e kontributeve shoqërore të shqiptarëve në Austri, të vijonte me shtetet e Italisë dhe Greqisë. Problem për vendin tonë, i cili ka mungesë të shifrave të sakta të numërit të shqiptarëve të cilët jetojnë dhe punojnë në shtetin austriak, është edhe plakja e popullsisë.  Duma theksoi se plakja e popullisë së vendit tonë sjell ngecje të zhvillimit, ndërkohë që qeveria shqiptare nuk ka asnjë strategji krahasuar me vendet e zhvilluara.
Plakja e popullisë së Shqipërisë, tha Duma, sjell krizë në kontribut shoqëror dhe shëndetësor.
“Shifrat tregojnë se do të përgatitemi për një krizë globale, kriza e plakjes së popullsisë ku vendet perëndimore i tremben faktit se në vitin 2050 plakja në vendet e BE-së do të arrijë në masën 17%. Ne jemi sot në situatën ku plakja e popullisë është në masën 32.9% e cila rezulton si vendi i 43, si një ndër vendet që rankohet me vendet e Afrikës dhe plakja e popullsisë do të gjenerojë shkretimin e këtij vendi”, theksoi Duma.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here