Identifikohet kufoma e gjetur mëngjesin e sotëm në lum. Vuante nga… (EMRI)

0
149

Mëngjesin e sotëm në buzë të lumit Shkumbin është gjetur një kufomë mashkulli. Trupi i pajetë është gjetur nga punonjësit e Landfillit, në fshatin Katund i Ri në Elbasan.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e policisë kanë identifikuar kufomën që i përket shtetasit Elton Terolli, 41 vjeç banues në Elbasan i cili prej një periudhe të gjatë vuante nga “çrregullimi skizofrenik “.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.03.2018 rreth orës 10:45, në fshatin Katundi i Ri Elbasan, në buzë të Lumit Shkumbin nga punonjësit e Landfillit është gjetur një kufomë e gjinisë mashkullore rreth 50 vjeç.

Shërbimet e policisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e viktimës. Nga veprimet e para nuk janë konstatuar shenja dhune dhe mendohet të jetë mbytur në ujë.

Policia po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here