Akuza të forta në parlament/ Shpërthen Basha: Rama di vetëm të taksojë, nuk di të ndërtojë…

0
210

Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë është karakterizuar nga debate, akuza dhe batuta mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës.

Debati është përqëndruar tek taksat, ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po i takson dy herë shqiptarët.

Referuar vendosjes së taksës për Rrugën e Kombit, Basha tha se Rama vendosi tarifën 5 euro pavarësisht se në 5 vite në pushtet ka rritur dy herë taksën e qarkullimit, duke e çuar në 240 lekë për litër karburant.

“Taksa e qarkullimit merret me qëllim kryesor mirëmbajtjen e rrjetit rrugor”, tha Basha, duke cituar ministrin e Financave, për të treguar se qeveria i takson njëherë shqiptarët për mirëmbajtjen.

Gjithashtu Basha vuri në dukje se Edi Rama nuk u tha shqiptarëve pse duhet të paguajnë dy herë, edhe si taksapagues me 240 lekë për litër karburant, edhe si përdorues të rrugës me tarifë 5 euro.

“Vetëm me taksën e rritur, “Rama”, për një konsum minimal prej 500 mijë tonësh, Rama u merr shqiptarëve 120 milionë dollarë në vit”, tha Basha, duke shtuar se Kryeministri këto para i ka shpenzuar për luksin e vet dhe nuk ka rritur as pagat, as pensionet.

“Rama di vetëm të taksojë, nuk di të ndërtojë.

1 prilli është e vërteta jote Edi Rama. Më 1 prill del e vërteta jote; e vërteta e tarifës së Rrugës së Kombit, e vërteta e TVSH-së për bizneset e vogla, e vërteta e shumëfishimit të taksës së pronës. Ti je taksidari i kombit. Por ti nuk ke ndërtuar asnjë projekt, ke marrë 2 miliard taksa të reja nga shqiptarët dhe nuk ke ndërtuar një projekt të ri”, iu drejtua Basha, Edi Ramës, gjatë seancës plenare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here