Analisti: Haraçi i Rrugës, do paguajmë paratë e humbura te “biznesit” të Tahirit te Rames

0
136

Juristi dhe analisti politik, Dastid Pallaska thotë se pagesa për Rrugën Kombit ka për qellim mbulimin e rënie së përkohshme të biznesit të drogës, shkruan Express.
Thotë se pas kësaj pagese, kosovarët në të ardhmen e afërt do të jetën të detyruar të paguajnë edhe për përdorimin e flamurit kombëtar vetëm e vetëm që Shqipëria dhe Edi Rama të mos e ndjejnë krizën nga humbja e parave të drogës.
Ky është postimi i plotë i Pallaskës në Facebook:
“Haraçi” i Rrugës së Kombit synon me i zbut’ humbjet “buxhetore” që Kryeministri i Shqipërisë i ka pësuar nga rënia e përkohshme e “biznesit” të ish Ministrit të Brendshëm.
Në të ardhmen e afërt me siguri do të paguajmë edhe për përdorimin e Flamurit Kombëtar.
Pak është duke bërë qysh ju ka nënshtru pjesa ma e madhe e klasës tonë politike e – besa – edhe një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë.
Të nënshtruarit me siguri janë duke shpresuar që së paku EUR 1 nga ky “haraç” do t’i dedikohet “idesë” patriotike për Presidentin Mbarëkombëtar!
Reagimi i Pallaskës vjen pasi prej sot në mesditë ka filluar testimi i pagesës në Rrugën e “Kombit”. Një shofer makine do të duhej t’i rezervojë 10 euro për t’i paguar si taksë rrugës që kalon.
Autoritet e shqiptare kanë vendosur këtë taksë edhe për shoferët e Shqipërisë. Në Kosovë kanë paralajmëruar ankesa për këtë taksë. Pal Lekaj ka thënë se do t’i drejtohet autoriteteve shqiptare për të zbritur tarifën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here