Shpërthimi i makinës në Shkodër: Kush është zyrtari që kishte në pronësi “Benz-in”

0
211

Në orët e para të ditës së sotme një automjet tip “Benz” u hidh në erë, pas një shpërthimi me tritol në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Perash” dhe fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale, kryesisht në pjesën e përparme të makinës, ku ishte vendosur edhe eksplozivi.

Sipas të dhënave të deritanishme, automjeti tip ‘Benz’ me targa AA655MK, i përket Admir Lishit 40 vjeç, i cili njihet edhe si shefi i financës në policinë kufitare.

Pas ngjarjes, zyrtari i policisë kufitare në Shkodër është marrë në pyetje dhe kanë nisur hetimet për ndonjë konflikt të mundshëm.

40-vjeçari ka deklaruar se nuk është i përfshirë në një konflikt, ndërsa në këto kushte policia nuk përjashton edhe mundësinë që autorët të kenë ngatërruar shënjestër.

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here