24 orë pas goditjes në tru/ Ja cila është gjendja shëndetësore e ish-ministrit Luan Hajdaraga…

0
177

Një ditë më parë, ish-ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga, pësoi një goditje në tru, teksa ishte duke u kthyer në Shqipëri nga Struga, ku jep leksione në Universitetin e këtij qyteti.

Hajdaraga u transportua me helikopter drejt Tiranës, ku ndodhen në reanimacionin e neurologjisë, në QSUT.

Mjekët bëjnë të ditur se gjendja shëndetësore e Hajdaragës, 70 vjeç, vijon të mbetet e rëndë. Burime spitalore shprehen se ai ndodhet në mbikëqyrje të vazhdueshme dhe gjendja ka qenë e pandryshueshme gjatë 24 orëve. Ndërkohë që mjekët pohojnë se në goditje të tilla, 48 orët e para përcaktojnë edhe ecurinë e pacientit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here