Gazetari:Rama është në pushtet dhe opozita s’ka qëndrim. Ky është skandal

0
206

I pyetur nga gazetarja Eni Vasili pse hesht shoqëria civile, gazetari Robert Rakipllari tha se shoqëria civile ishte më aktive në kohën kur Rama ishte opozitë sesa tani që Rama është pushtet. Sipas Rakipllarit shkak për heshtjen e shoqërisë civile është fakti se me ardhjen e Ramës në pushtet gjithsecili nga përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë marrë një post drejtori.

Gjithashtu Rakipllari tha se edhe qëndrimi i opozitës është një shkak për këtë heshtje. Sipas tij opozita nuk ka një qëndrim për prishjen e TK dhe ky është një skandal.

Kryesisht shoqëria civile ka qenë shumë me efektivitet më të madh gjatë kohës që Rama ka qenë në opozitë, kur Rama është në pushtet automatikisht nuk ka shoqëri civile, sepse shkon njëri bëhet drejtor aty, tjetri me një vend tjetër dhe kështu humbet vëmendja intelektuale dhe nuk ka qëndrime morale. Opozita nuk ka një qendrim për teatrin kombëtar dhe ky është një skandal. Çdo popull ka qeverinë, opozitën dhe elitën që e voton. Këtu çështja është që këtu mungon pjesa e reagimit qytetar”, deklaroi Rakipllari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here