Kryemadhi: Kullat tek Teatri, gabim i madh i Veliajt. Koalicion me PD? Jemi në dëgjesa

0
233

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e ftuar në emsionin Real Story të gazetarit të njohur Sokol Balla, ku kanë diskutuar rreth çështjeve të fundit që kanë ndodhur në vend.

Kryemadhi në fjalën e saj theksoi se zgjedhjet lokale janë administrative jo politike. “Po diskutojmë me strukturat dhe qytetarët. Jemi duke përgatitur dëgjesat dhe do përpilojmë listat e këshilltarëve. Do vlerësojmë aleancat. Ne duam që të zgjedhurit tonë të përfaqësojnë një alternativë reale për administrimin e qytetarëve”, tha Kryemadhi.

Me tej kryetarja e LSI foli edhe mbi debatin e ndertimit te Teatrit te ri Kombetar, ku tha se “kullat tek Teatri, janë gabimi më i madh i Erion Veliajt”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here