Komisioni Tahiri: Dokumenta sekrete per lidhjet e tij me trafikun e droges

0
289

Kryetari i Komisionit hetimor parlamentar për Tahirin dhe lidhjet e tij me bandën e Habilajve, Edi Paloka deklaroi se në Komision do të bëhen prezente dokumente sekrete për lidhjet e Tahirit me trafikun e drogës prandaj ai kërkoi që anëtarë të komisionit të pajisen me çertifikatën e sigurisë.
Konstituohet komisioni hetimor për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri
Kryetari i këtij komisioni Edi Paloka hapi mbledhjen e komisionit.
“Çfare keni plan të hetoni?” ngriti pyetjen nënkryetarja Ermonela Felaj.
Punimet e komisionit do të zgjasin 6 muaj dhe Klotilda Ferhati u zgjodh sekretare.
Më 15 mars parlamenti miratoi ngritjen e komisionit hetimor me objekt pune verifikimin e pasojave të vendimit të parlamentit për të mos lejuar arrestimin e ish-Ministrit të Brendshëm të akuzuar për përfshirjen në trafikun e drogës. Një tjetër objekt do të jetë dhe verifikimi i rolit të Ministrisë së Drejtësisë në ekstradimin në Itali të Nazer Seitit, i akuzuar dhe si financier i grupit ‘Habilaj’ të arrestuar në Itali.

Opozita akuzon se me këto veprime, si Kuvendi ashtu edhe Ministria kanë ndikuar në procesin hetimor
Perberja e komisionit
Kryetari Edi Paloka (PD)
Nënkryetari Ermonela Felaj, (PS)
Klotilda Ferhati, (PS)
Pjerin Ndreu, (PS)
Paulin Stërkaj, (PS)
Xhemal Qefalia (PS)
Bashkim Fino (PS)
Enkelejd Alibeaj, (PD)
Myslym Murrizi (PD)
Flamur Noka (PD)
Endrit Brahimllari (LSI)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here