Nusja që vrau vjehrrën takon në burg foshnjen 6-muajshe

0
155

Marjana Cmeta, nusja që helmoi me fostoksinë vjehrrën e saj Lirije Lami 48-vjeç, gati një vit më parë është transferuar në burgun e grave “Ali Demi” në kryeqytet, aty ku dje ka pasur edhe vizitën e parë të rëndësishme. Prindërit i kanë çuar për të takuar foshnjën e saj 6-muajshme.

Burime pranë burgut konfirmojnë se nëna 21-vjeçare ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike e ka shpërthyer në lot në momentin e takimit me të bijën. Edhe pse me një peshë të rëndë mbi supe, Marjana ka marrë në krahët e saj foshnjën, e ka puthur përqafuar e ushqyer me gji, por pas 1 ore ato të dyja janë ndarë. Foshnja, të cilës Olti Lami nuk i ka dhënë ende atësinë e është i pavendosur nëse do ta bëjë një ditë, është marrë nga gjyshërit, prindërit e Marjanës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here