Të shtëna me armë në Tiranë, 1 i arrestuar

0
153

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në vrazhdën e një konflikti, ndërsa një person eshtë arrestuar.

Arben Hasani 35 vjeç, banues në Tiranë u vu në pranga, njoftoi Policia.

Shtetasi A.Hasani në rrugën “Muhamet Deliu”, për motive të dobëta është konfliktuar me shtetasit A. C., dhe A.A., të cilët i ka kanosur me armë dhe më pas ka qëlluar në ajër me armën e llojit pistoletë të cilën ky shtetas e dispononte pa leje.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 gëzhoja.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma e zjarrit tip pistoletë dhe 4 fishekë.

Materiale proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kanosja”, parashikuar nga nenet 278,274 dhe 84 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here