VIDEO/ “Kallzo sa lekë ke marrë”, banorët përplasen në prani të ambasadorit Lu për ndërtimet në Valbonë

0
452

Një incident ka ndodhur gjatë një aktiviteti të organizuar në Bajram Curri ku po zhvillohet një takim mes kompanisë Gener 2 që do ndërtojë hidrocentralet në Valbonë, ekspertëve dhe banorëve.

Në takim ishte prezent dhe ambasadori amerikan, Donald Lu. Lu është shprehur se SHBA-të mbështesin kompanitë private, shoqërinë civile dhe qeverinë shqiptare.

Pas fjalës së ambasadorit, ka folur njëri prej banorëve i cili është shprehur në mbështetje të HEC-eve.

Banori ka thënë se ndërtime të tilla shtojnë vendet e punës dhe investimet në këtë zonë.

Menjëherë banorit i janë kundërvënë të tjerë banorë të zonës dhe anëtarë të shoqërisë civile, të cilët e kanë akuzuar si të paguar.

“Unë jam dakord të ndërtohen HEC-e pasi në fshatin tonë nuk ka patur asnjë investim. Në këto projekte janë punësuar shumë veta, unë dua sa më shumë investime në fshatin tonë”, ka thënë banori.

(Ndërhyrje nga salla)

-A ke marrë ndopak lekë?

-Unë flas në emër të gjithë rrjetit familjar, unë flas për veti…

-Na thuj sa lekë ke marrë, sa je paguar që flet kështu..

Ambasadori Lu ndërhyn për të qetësuar situatën

Një tjetër banor dëgjohet në sallë:

-Pse flet ky këtu po nuk flasin njerëzit?! Kallzo sa lekë ke marrë? Kush të paguan?!

https://www.youtube.com/watch?v=uDyo0cnu4Ec

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here