Kë takoi Manjani? Lajmet e drogës nuk…

0
166

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka uruar përmes një postimi në facebook, Heiko Maas, pas propozimit si Ministër i Jashtëm i Gjermanisë. Manjani kujton edhe takimin me të, gjatë kohës kur Maas ka mbajtur postin e Ministrit të Drejtësisë.

”Zoti Maas është jurist dhe politikan Socialdemokrat modern. Është politikan i argumentit. Propozoi ligjin e Transparencës së aksionerëve off-shore, pas skandalit të Panama Papers. Këtë ligj propozova edhe këtu, por më kot! Off-Shorsat tanë bënë sikur se dëgjuan”,shkruan Manjani.

Për lajmet e drogës, Manjani shton se nuk ndikojnë në diplomacinë Gjermane për promovimin e Shqipërisë. ”Zoti Maas më ka folur veçse mirë për Shqipërinë. Jam i bindur që kemi fituar një mik të mirë në krye të diplomacisë Europiane. Padyshim, lajmet e drogës nuk i ka në dorë diplomacia Gjermane”,-shton më tej ish-mnistri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Statusi i plotë i Ylli Manjanit

Zoti Heiko Maas, është propozuar Ministër i Jashtëm i Gjermanisë. Ai kreu detyrën e Ministrit të Drejtësisë atje, ku edhe patëm mundësi të takoheshim dhe të bashkëpunojmë.

Kemi patur bashkëpunim serioz në fushën e assistencës ligjore dhe Marrëdhëniet Juridiksionale ndërmjet dy vendeve tona.

Zoti Maas është jurist dhe politikan Socialdemokrat modern. Është politikan i argumentit. Propozoi ligjin e Transparencës së aksionerëve off-shore, pas skandalit të Panama Papers.

Këtë ligj propozova edhe këtu, por më kot! Off-Shorsat tanë bënë sikur se dëgjuan.

Zoti Maas më ka folur veçse mirë për Shqipërinë. Jam i bindur që kemi fituar një mik të mirë në krye të diplomacisë Europiane. Padyshim, lajmet e drogës nuk i ka në dorë diplomacia Gjermane…

Urime të përzemërta!

Hertzlich Glückwunsch!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here