Ekzekutohet me armë zjarri 36-vjeçari në Greqi

Një 36-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Greqi, në qytetin Artemida në rajonin e Atikës.

36-vjeçari u qëllua me pesë plumba ditën e dielë më 4 Mars në një rrugicë pranë varrezave të qytetit. Mediat greke raportojnë se ai është identifikuar sot, pasi ditën e vrasjes iu gjet një dokument i falsifikuar me emër të rremë. Në dokumentin që iu gjet në rroba, ai kishte identitet grek por me fotografinë e tij.

Policia dyshoi se të dhënat mund të ishin të ishin të pavërteta dhe verifikuan shenjat e gishtërinjve të viktimës. Rezultatet treguan se 36-vjeçari është një shtetas shqiptar, por emri i tij nuk është bërë me dije nga policia greke.

Viktima u gjet fillimisht i plagosur rreth orës 17:00, dhe ndërroi jetë më vonë në spital. Autoritetet janë duke hetuar për të identifikuar autorët e vrasjes dhe për të zbardhur shkaqet.

Image

 

Ekzekutohet me armë zjarri 36-vjeçari në Greqi

VIDEO/ Vjen goli më i bukur në

Ekzekutohet me armë zjarri 36-vjeçari në Greqi

Nëse një mashkull i ka këto 8

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko