THELLOHET SKANDALI/ Ministria e Arsimit: 86 diploma të falsifikuara…

0
441

Ministria e Arsimit ka mohuar përfshirjen në rastin e jashtëligjshëm të shitjes së diplomave nga Universiteti privat “Kristal”, të mbyllur prej disa vitesh. Lidhur me rastin, ish-pronari i “Kristalit”, Ahmet Muçaj është arrestuar, ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim policor.

“Ministria e Arsimit refuzon kategorikisht aludimet se ka regjistruar diploma të falsifikuara që i përkasin institucioneve që janë mbyllur, pas verifikimit të kritereve të ligjshmërisë në vitin 2014”, thuhet në një njoftim të ministrisë.

Me tej shpjegohet: “Si rezultat i të cilit, u mbyllën 23 universitete, 22 privatë, 1 publik dhe 6 filiale.

Ju bëjmë me dije se nga 1 shatori 2014, asnjë nga këto universitete nuk ka pasur të drejtë të lëshojë asnjë diplomë ndaj studentëve.

Ministria e Arsimit kërkoi nga institucionet e mbyllura që të dorëzojnë të gjithë regjistrat që disponojnë me emrat e studentëve.

Universiteti “Kristal” nuk pranoi të dorëzojë regjistrat sipas kërkesës zyrtare.

Pas kallëzimit që iu bë këtij universiteti për këtë shkelje të radhës, ndërhyri prokuroria dhe i sekuestroi regjistrat.

Pas mbylljes së hetimeve nga prokuroria, regjistrat u depozituan në arkivin e Ministrisë së Arsimit.

Prej kohës së mbylljes së këtij universiteti, institucione dhe individë të ndryshëm kanë kërkuar të dinë nëse diplomat që kanë marrë nga ky universitet janë të vlefshme apo të falsifikuara.

Në ministri kanë mbërritur kërkesa për këtë verifikim, por në 86 raste të shqyrtuara pas kërkesave zyrtare, rezulton se asnjë prej tyre nuk është e vlefshme dhe nuk figuron në regjistrat që ministria disponon”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here