“Del sheshit pakti Llalla-Gjiknuri, ja si u bë ndërmjetësimi me Ramën…”

0
272

Kallëzimet e rënda që KLSH, ka bërë në adresë të ministrit Damian Gjiknuri, janë depozituar vit pas viti në Prokurorinë e Përgjithshme, kallëzime dhe raporte, të cilat e cilësojnë Gjiknurin si një nga ministrat më të përfolur të qeverisë Rama1 dhe Rama2.

Damian Gjiknuri përflitet si menaxheri më i madh i fondeve publike.

Mirëpo nëse KLSH, e ka bërë detyrën e saj, dosjet ngecnin gjithmonë në sirtarët apo në dollapët  e Adriatik Llallës.

Nuk është një mister që ka patur shumë takime ndërmjet Adriatik Llallës dhe Damian Gjiknurit, kryesisht në zyrat e Prokurorisë.

Madje ka patur edhe një takim, dy tre javë përpara largimit të Llallës nga detyra si kryeprokuror i Përgjithshëm.

Dihet presioni i madh dhe kërcënimet e vazhdueshme, që Adriatik Llalla ka pësuar nga ana e Saimir Tahirit, por thuhet se Gjiknuri ka qenë ai, që i premtonte ish kryeprokurorit, një ndërmjetësim me kryeministrin Rama, për një dalje të butë të Llallës nga sistemi i Drejtësisë.

Fakt është që Llalla i ka respektuar “paktet” nga ana e vet, kurse Gjiknuri mori nga ana e vet, përfitimet e veta, në lidhje me dosjet e shumta që ndenjën të vulosura./360grade.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here