613 KG kokainë/ Kush e shpëtoi Arbër Çekajn nga hetimi për drogën në 2016?

0
185

Pavarësisht faktit se prej 22 dhejtor 2015 Arbër Çekaj ishte një person në hetim në Shqipëri si i dyshuar për trafik 90 kg kokaine pasi në portin e Ekuadorit në konterinerin që vinte drejt Durrësit për llogari të tij me banane u kapën droga, ai ka vazhduar i qetë aktivitetin e tij në Shqipëri sërish duke importuar banane.
Pas sinjalizimi nga autoritete ekuadorjane, policia shqiptare ka referuar materialet në prokurorinë e Krimeve të Rënda në datë 22.12.2015 me numër protokolli 12041 dhe 12041/1 për rastin. Në janar të 2016 pas referimit të materiale është shoqëruar me iniciativë të policisë Arbër Çekaj ku ka dhënë deklarimet në lidhje me këtë rast.

Çekaj zyrtarisht rezulton se është marrë dhe në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në fillim vitin 2016-të por ndaj tij hetimet o janë mbyllur o nuk kanë dhënë rezultat.

Të kontaktuar nga Report Tv Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron se asnjëherë si ka mbyllur hetimet ndaj tij por kanë mbetur pezull për shkak të letërporosive të pa mbërritura me përgjigje asnjëherë nga Ekuadori.

Drejt ekuadorit janë nisur dy letër porosi por oficerët e policsë gjyqësorë pranë Krimeve të Rënda asnjëherë deri më tani s’kanë marrë përgjigje. E pikërisht këtu lind misteri se kush ka krijuar garanci për Çekajn dhe kush e mbron atë?

Kjo pasi Çekaj pas këtij rasti ku i kapen 90 kg kokainë as nuk prangoset, as nuk nis hetim pasurie ndaj tij po as ai nuk frikësohet fare nga hetimet në vazhdim, por pak kohë më pas fut në Shqipëri 613 kg kokainë po me konternier bananesh këtë herë nga Kolumbia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here