Dhuna ndaj Prokurorit në Vlorë, Unioni: Tendenca për sulme kolektive…

0
125

Unioni i Prokuorereve te Republikes se Shqiperise ka reaguar lidhur me dhunimin e Prokurorit të Vlorës Kledian Llahja, duke e cilësuar mbrojtjen e prokurorëve detyrë të shtetit.

“UPRSH reagon ne mbrojtje te integritetit fizik te cdo prokurori  qe ushtron detyren ne Republiken e Shqiperise. UPRSH  kerkon me force nga shteti shqipetar,  te mbaje qendrim ndaj dhunes fizike te ushtruar kunder prokurorit ne Prokurorine  prane Gjykates se shkalles se pare Vlore”, thuhet në një reagim të Unionit shpërndarë mediave.

“UPRSH pershendet  reagimin e policise se shtetit per arrestimin e autorit te  sulmit  fizik ne zyrat e prokurorise shqipetare. UPRSH beson se mbrojtja  e prokuroreve eshte detyre e shtetit si nje  obligim  per  prokuroret qe jane cdo  dite ne mbrojtje te ligjit dhe interesave te qytetareve.  UPRSH me keqardhje  konstaton se kohet e fundit vihet re nje tendence per sulm kolektiv ndaj trupes se prokuroreve . Prokuroret qe jane ne detyre jane perfaqesues te shtetit dhe shteti ka detyrimin per mbrojtjen e  integritetit te tyre fizik  si dhe per nje trajtim me dinjitet”, vijo reagimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here