U godit me thikë, ndërron jetë në spital 16-vjeçari nga Durrësi

0
165

Ka ndërruar jetë 16-vjeçari i plagosur me thikë sot në lagjen nr.15 në Spitallë të qytetit të Durrësit.

A.Gj u godit me thikë nga D.L.17 vjeç, banues po në qytetin e Durrësit. Ngjarja ndodhi gjatë një konflikti mes dy adoleshentëve.

16-vjeçari mori plagë të rënda në trup, por edhe pse u transportua me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku iu nënshtrua edhe ndërhyrjes kirurgjikale, i mituri nuk mundi të mbijetojë.

Policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, D.L, 17-vjeç. Ai ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe po pyetet lidhur me rrethanat e ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here