Dhe Armata Kolumbiane përgënjeshtron palën shqiptare: Aksioni ishte i përbashkët

0
274

Armata Kolumbiane ka hedhur poshtë pretendimet e Policisë së Shtetit të Shqipërisë, se operacioni për kapjen e 613 kilogramëve kokainë në Durrës, ishte i palës shqiptare.

Mediat shkruajnë se në faqen zyrtare të ushtrisë kolumbiane thuhet se operacioni që u zhvillua në Maminas të Durrësit është i përbashkët.

Gjithashtu, Armata Kolumbiane, tregon se kontenjeri ishte nisur në mesin e janarit nga Kolumbia.

Droga ishte nisur në mesin e janarit nga Kolumbia dhe i përkiste një grupi të trafikut të drogës ‘Clan del Golfo’. Clan del Golfo’ ka kontakte me disa porte në Evropë. Vlera e drogës së kapur shkon në 37 milionë dollarë. Do vijojmë operacionet e përbashkëta”, thuhet në njoftimin e Armatës.

Ndërkohë, media meksikane “Sipse” tha se kokaina e sekuestruar nga policia shqiptare i përket një nga strukturave më të rrezikshmet në Kolumbi, që ka kontakte me disa porte në Europë, ku dërgon drogën.

Rreh 613 kg kokainë të kamufluar në një kontejner me banane u zbuluan në portin shqiptar të Durrësit në një operacion të koordinuar nga marina kombëtare kolumbiane, agjencitë ndërkombëtare dhe policia shqiptare,” e nis artikullin media meksikane me emrin “Sipse”.

Por ajo që duhet pohuar është se policia shqiptare kësaj radhe nuk e dekonspiroi sekretin dhe ndjekjen e kësaj sasie të madhe kokaine. Dhe për këtë meritë të posaçme ka ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj dhe drejtori i ri i përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu. Të dy e mbajtën sekret operacionin dhe arritën të kapin sasinë prej 180 milionë euro nëse shitej në tregun europian.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here