613 kg kokainë/ Flet xhaxhai i Pezakut: Nëse djali ka gisht, të pushkatohet

0
209

Xhaxhai i Armando Pezakut, që ishte nën drejtimin e kamionit ku u kapën 613 kilogramë kokainë shprehet se nipi i tij është i pafajshëm.

Ai shprehet se nipi i tij ishte punëtor që paguhej vetëm 25 mijë lekë në muaj.

‘’Me kë ka fol Armandi, kur e ka marë Armandi?! Ai merr makinën në mëngjes në park, kaq. Të pushkatohet nëse ka parë me sy një gram hashash”, u shpreh xhaxhai i Pezakut.

Gjykata e Krimeve të Rënda sapo ka dhënë masën e sigurisë për dy të arrestuarit e dyshuar për trafikimin e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit, Donald Lushajn dhe Armando Pezakun.

Maks Haxhiaj, avokati i Donald Lushaj, deklaroi pas vendimit se “Lushaj nuk ka post drejtues në kompani. Ai është vetëm një punonjës që paguhet me 25 mijë lekë në muaj. Po ashtu, nuk ka asnjë përgjim ndaj tij, prokuroria nuk paraqiti asnjë provë kundër tij.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here