“Shqipëria luan me zjarrin”, Kotzias në Parlamentin grek: Pakti me detin Shqipëria, ka vetëm tre alternativa…

0
220

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka dhënë sqarime në parlamentin e vendit të tij, lidhur me negociatat me Shqipërinë përsa i takon kufirit detar. Interpelanca ishte kërkuar nga Dora Bakojanis, ish-ministre e Jashtme e Greqisë dhe deputete në parlamentin grek.

Kotzias e ka cilësuar marrëveshjen e 2009-ës, të firmosur për palën greke nga Bakojanis si një marrëveshje fantazëm, ndërsa ka shtuar se më mirë se një marrëveshje e tillë, është ajo reale.

Lidhur me negociatat aktuale, Kotzias tha se grupi negociator i palës greke përbëhet nga 10 persona, nga të cilët 8 janë zyrtarë të Ministrisë së Jashtme, një specialist i hartografisë dhe një tjetër personalitet i të drejtës ndërkombëtare.

Para deputetëve Kotzias ka thënë se lidhur me negociatat me Shqipërinë jemi përballë tri alternativave: ose të mos bëjmë marrëveshje, ose të pranojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ose të përpiqemi të korrigjojmë çështjet teknike”.

Gjithashtu ai ka dhënë sqarime edhe përsa i takon zhvillimeve në Shqipëri, lidhur me negociatat, duke informuar parlamentin grek se Ministria e Jashtme shqiptare po diskuton me Presidentin për plotfuqishmërinë, e cila do të bazohet në vendimin e GjykatësKushtetuese, që për ne nuk është vendim i duhur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here