Porositi banane por nga Kolumbia vijnë 613 kg kokainë, dyshime për “peshq” të mëdhenj të lidhur me politikën

0
247

Policia e Durrësit ka sekuestruar një sasi rekord kokaine gjatë mbrëmjes së djeshme.

Nga të dhënat e para mësohet se droga është gjetur e paketuar brenda një kamioni me banane që do nisej nga porti i Durrësit për në Bari.

Sic bëhet e ditur, ka qenë kompani ‘Arbi Garden’ që kishte porositur kamionin me banane, ndërsa policia brenda saj zbuloi sasinë e kokainës.

Sasia e drogës është 613 kg, sasi kjo më e madhja e kapur ndonjëherë nga policia shqiptare. Edhe pse asgjë nuk është zyrtare, mësohet është goditur një nga rrjetet më të madh të trafikut ndërkombëtar të kokainës, ku personat në fjalë kanë lidhje të forta më politikanë të njohur të vendit tonë.

Zbulimi i drogës nuk ka qenë i rastësishëm, pasi policia shqiptare është sinjalizuar nga vendet partnere si dhe agjencisë amerikane DEA, të cilët kanë pasur informacion se në kamion gjendej sasia e madhe e kokainës.

Mësohet se droga kishte ardhur nga Kolumbia përmes Italisë tre ditë më parë, ndërsa ajo do të transportohej për në vendet europiane si Itali, Gjermani dhe Holandë.

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, ndërsa ka shoqëruar disa persona që dyshohet se kanë pasur dijeni për sasinë e madhe të drogës.

Hetimet po drejtohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa pritet edhe njoftimi i policisë për të dhënë më shumë detaje lidhur me operacionin antidrogë të zhvilluar mbrëmjen e djeshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here