‘Luhet fati i Shqipërisë’, Juncker e pranon: Nuk kam ardhur për të caktuar datë për çeljen e negociatave…

0
205

Gjatë konferencës për media me kryeministrin Edi Rama në kuadër të vizitës në Tiranë për të prezantuar strategjinë e re të Zgjerimit të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, presidenti i KE, Jean Claude Juncker tha se nuk ka ardhur për të caktuar datë konrete për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe BE, por inkurajon Shqipërinë për të vijuar reformat.

“Më duket sikur po gjej klimën e Brukselit në Tiranë. Shqipëria po vijon me progresin dhe është mbresëlënëse ky progres dhe nëse vazhdon, kjo do të lejojë që KE të rekomandojë hapjen e negociatave. Nuk kam ardhur për të bërë premtime bosh dhe të caktoj data, por unë inkurajoj Shqipërinë për të vijuar reformat, sidomos me vettingun. Unë inkurajoj Shqipërinë që të zgjidhë çështjet territoriale dhe mbështesim procesin e integrimit. Vendi i Shqipërisë është në gjirin e BE.”- tha Juncker.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here