Kërkohej nëpër të gjithë Europën, ja ku arrestohet shqiptari i akuzuar për …

0
184

Do të duhet të vuajë gati 5 vite burg, pasi është dënuar për trafik droge. Bëhet fjalë për një shqiptar të shpallur në kërkim në të gjithë Europën, por është gjetur në Firence.

Media italiane shkruan se karabinierët kanë vënë në pranga 46-vjeçarin shqiptar me inicialet N. D., ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Ai ishte dënuar për trafik droge me 5 vite burg, por i duhet të vuajë 4 vite, 11 muaj e 6 ditë në qeli.

Vendimi ishte bërë i formës së prerë nga gjykata e Apelit. Shqiptari me inicialet N. D., ishte arrestuar ne 11 gusht të dy viteve më parë me 3 kilogramë marijuanë, 124 gramë kokainë, e 58 gram hashash.

Pas arrestimit shqiptari është dërguar në burgun e Solliçianos.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here