‘Sita e Vettingut’ në polici, ja deklarta e zv.ministrit

0
135

13 mijë punonjës në Policinë e Shtetit, do të kalojë në sitën e Vettingut, dhe sipas planit, brenda 2 vitesh pritet që të japë rezultatet e plota. Zv.ministër i Punëve të Brendshme, Julian Hodaj, tha se ligji nis nga puna 15 ditë pasi të miratohet nga kuvendi. Ai shtoi se faza e parë do të zgjasë 24 muaj dhe faza e dytë do të përsëritet në fragmente kohore çdo 3 vite.

“Procesi i vlerësimit në Policinë e Shtetit, SHÇBA dhe Gardën e Republikës, synon të mbështesë pjesën e shëndetshme në radhët e këtyre institucioneve duke larguar pjesën e infektuar dhe që ka probleme me ligjin, duke synuar hedhjen e bazave për të ndërtuar policinë e së ardhmes. Procesi mbështet në tre kritere, tek pastërtia e figurës, tek pasuria dhe tek aftësitë profesionale. Ideja është që në vlerësim do të kalojnë të gjithë punonjësit duke nisur nga titullari deri tek punonjësi më i thjeshtë. Sistemi i gradave ndan këta punonjës në tre kategori, grada e lartë ku bëhet fjalë për 300 punonjës, e mesme që e kanë 3 mijë punonjës dhe e ulët ku futen rreth 9 mijë punonjës. Do vlerësohen fillimisht gradat e larta, pra drejtuesit e mëdhenj”,-tha Hodaj.

Më tej, duke folur për mënyrën se si do të funksionojë, zv/ministri u shpreh se: ”Për vlerësimin e gradave të larta, do përdoret një komision që në ligj quhet Komisioni i Jashtëm, që janë anëtarë nga jashtë sistemit të Policisë së Shtetit. Konkretisht 5 anëtar vijnë nga LDKPI, 5 anëtarë nga radhët e pedagogëve, dhe 5 anëtarë përzgjidhen me konkurrim anëtarësh. Në fazë të dytë është Komisioni Qendror i Vlerësimit që do të ketë 45 anëtarë, 30 nga të cilët do të shtohen nga radhët e policisë që e kanë kaluar “Vetting”-un në fazën e parë. Në fazën e fundit komisioni i vlerësimit do të ketë 135 anëtarë që do të shtohen nga radhët e Policisë që kaluan fazën e dytë me sukses”, deklaroi Hodaj për ATSH.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here