Përplasje Rama-Haradinaj: Kosova ka njerëz, s’kemi nevojë për leksione

0
243

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka komentuar deklaratën e homologut të tij Edi Rama, i cili u shpreh se Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë një president të përbashkët.

Haradinaj thotë se Kosova nuk ka nevojë për leksione nga askush, duke iu referuar fjalës së Ramës me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë.

Kreu i Qeverisë së Kosovës i bëri komentet gjatë qëndrimit në qytetin e Mitrovicës, ku po shënohet përvjetori i grevës së minatorëve.

“I kam thënë Edi Ramës se mund t’i shesim mend njëri-tjetrit sa të duam. Edi Rama e ndihmon Kosovën vetëm duke e zhvilluar Shqipërinë”, tha Haradinaj.

Haradinaj shtoi se nuk ka qëllim për të hyrë në debate të panevojshme, “sepse jemi vëllezër”. “Por, duhet ta kuptojnë që Kosova ka njerëz, nuk munden me ardhë me mbajt leksione. E dojmë popullin tonë. Por është me rëndësi me kry punët tona”, u shpreh Haradinaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here